Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku prindërit kanë braktisur dy fëmijët e tyre, duke i lënë të vetëm në banesë.
Pas alarmit nga banorët, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një banesë në Ferizaj, afër Shkollës Fillore “Gjon Serreqi”, ku ka gjetur fëmijët e braktisur. Foshnja 5-muajshe është gjetur e lidhur në djep, ndërsa një vajzë 5-vjeçare ka qenë gjithashtu e vetme në banesë.
Të qarat e vazhdueshme të fëmijëve kanë alarmuar banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka larguar fëmijët nga banesa dhe i ka dërguar në Qendrën për Punë Sociale, ku po marrin kujdesin e nevojshëm.