25.04.2026
1 min read

Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Prindërit braktisin foshnjën 5muajshe dhe vajzën 5-vjeçare, i lëna vetëm në banesë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku prindërit kanë braktisur dy fëmijët e tyre, duke i lënë të vetëm në banesë.

Pas alarmit nga banorët, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një banesë në Ferizaj, afër Shkollës Fillore “Gjon Serreqi”, ku ka gjetur fëmijët e braktisur. Foshnja 5-muajshe është gjetur e lidhur në djep, ndërsa një vajzë 5-vjeçare ka qenë gjithashtu e vetme në banesë.

Të qarat e vazhdueshme të fëmijëve kanë alarmuar banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka larguar fëmijët nga banesa dhe i ka dërguar në Qendrën për Punë Sociale, ku po marrin kujdesin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rrahje në rrugën “Viktor Majer”, vajza të mitura dyshohen për sulm fizik ndaj bashkëmoshatares

Next Story

Rrëfimi i dhimbshëm i Ahmet Bajramit: Vëllai iu vra në Masakrën e Mejës, eshtrat iu gjetën vite më pas në Serbi

Latest from Blog

Go toTop