30.01.2026
1 min read

Faton Peci intervistohet si i dyshuar nga Prokuroria Speciale, gjithashtu edhe Arben Vitia

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilësinë e të dyshuarit, ka raportuar Paparaci duke u thirrur në burime të mirëinformuara.

Sipas këtyre burimeve, Peci po merret në pyetje lidhur me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë gjatë periudhës kur ai e udhëhiqte këtë dikaster. Intervistimi i ish-ministrit të Bujqësisë thuhet se është ende në zhvillim.

Në të njëjtin kontekst, sipas raportimeve, edhe Arben Vitia është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Sherr mes dy profesorëve në Frerizaj!

Next Story

Punëtori humbi jetën pas kontaktit me gjeneratorin, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë

Latest from Blog

Go toTop