Një studim i publikuar në revistën shkencore Heart ka zbuluar se njerëzit që ecin me ritëm të shpejtë kanë rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar çrregullime të ritmit të zemrës, përfshirë fibrilacionin atrial, takikardinë dhe bradikardinë.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 420 mijë personave në Britaninë e Madhe dhe zbuluan se personat që ecnin me ritëm të shpejtë kishin deri në 43% më pak rrezik për të zhvilluar këto probleme krahasuar me ata që ecnin ngadalë.
Sipas ekspertëve, ecja e shpejtë ndihmon në uljen e inflamacionit, përmirëson metabolizmin dhe mban zemrën në gjendje më të mirë funksionale. Përfitimet u vunë re edhe tek personat që nuk ushtronin aktivitete të tjera sportive.
Burimi: BMJ – revista shkencore Heart.