Guxo.info, duke u bazuar në burime brenda Policisë së Kosovës, mëson se noteri i arrestuar është Gazmend Heta, i dyshuar për përfshirje në raste të falsifikimit të pronave në Komunën e Ferizajt.
Sipas Prokurorisë, noteri Gazmend Heta dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të dyshuarit e tjerë për “Falsifikim të dokumenteve”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me vepër penale”.