Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se është regjistruar rasti i parë i vdekjes në Kosovë i një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV). Pacienti ishte 66 vjeç dhe ishte hospitalizuar më 10 shtator në gjendje të rëndë, me diagnozën e meningoencefalitit akut.
Sipas QKUK-së, analizat RT-PCR rezultuan pozitive për Virusin e Nilit Perëndimor. Pavarësisht trajtimit intensiv, pacienti ndërroi jetë më 15 shtator, ndërsa rasti u bë publik më 17 shtator.