19.09.2026
1 min read

Mbi 500 milionë vjet histori brenda trurit tonë – çfarë zbuluan shkencëtarët

Një studim i udhëhequr nga Stanford Medicine, i publikuar më 18 shtator 2026, sfidon mënyrën tradicionale se si e konceptojmë trurin. Studiuesit argumentojnë se ajo që zakonisht quajmë një organ të vetëm mund të kuptohet evolucionarisht si dy sisteme/organe të dallueshme që janë zhvilluar veçmas gjatë qindra miliona viteve dhe më pas janë integruar. 

Gjetja është veçanërisht interesante sepse mund të ndryshojë mënyrën se si studiuesit analizojnë origjinën dhe funksionimin e pjesëve të ndryshme të trurit dhe, potencialisht, mënyrën se si studiohen sëmundjet neurologjike.

Çfarë zbuluan konkretisht?

Gjatë zhvillimit shumë të hershëm embrional, ekipi identifikoi dy linja të ndryshme qelizash pararendëse. Njëra kontribuon në formimin e forebrain-it dhe midbrain-it — zonat e përfshira në funksione si arsyetimi, gjuha dhe përpunimi kompleks — ndërsa një tjetër formon hindbrain-in, pjesën e pasme të trurit që lidhet me funksione bazike jetësore, përfshirë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës, gjumin, gëlltitjen dhe kontrollin e disa muskujve të fytyrës dhe fytit. 

Pra, nuk bëhet fjalë për “dy tru” brenda kokës dhe as për një ndarje të thjeshtë “ana instinktive kundër anës inteligjente”. 

Pse është kaq interesant zbulimi?

Studiuesit analizuan zhvillimin embrional dhe arritën në përfundimin se këto dy sisteme kanë histori të ndryshme zhvillimore. Ata e gjurmuan këtë ndarje edhe te specie të tjera — përfshirë minjtë, pulat dhe zebrafish — dhe argumentojnë se origjina e saj evolucionare mund të shkojë më shumë se 500 milionë vjet pas në kohë. 

Ideja është, në thelb, se evolucioni mund të ketë marrë dy sisteme nervore shumë të lashta dhe t’i ketë integruar në atë që sot ne e konsiderojmë një tru të vetëm. Autorët për këtë arsye e përshkruajnë trurin si një lloj organi të përbërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Regjistrohet vdekja e parë në Kosovë e një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor

Next Story

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Konfirmohen 7 raste, dy persona kanë vdekur

Latest from Blog

Go toTop