07.09.2026
1 min read

Mjeku shqiptar nga Gjermania rikthehet për vizita në QKMF-në e Shtimes

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime ka njoftuar se në fund të muajit dhjetor 2026 do të rikthehet për vizita mjekësore Dr. Metush Qorrolli, mjek shqiptar që vepron në Gjermani.

Sipas njoftimit të QKMF-së, Dr. Qorrolli merret me trajtimin e problemeve ortopedike, si dhe të dhimbjeve akute dhe kronike. Në mesin e problemeve që trajton përfshihen ato të shtyllës kurrizore, dhimbjet e nyjeve, migrena, neuropatitë, osteoporoza dhe fibromialgjia.

Vizitat në QKMF do të jenë të dedikuara vetëm për rastet sociale, ndërsa për t’u konsultuar me mjekun është i obligueshëm caktimi paraprak i terminit.

Qytetarët që i përkasin kategorisë së rasteve sociale mund ta caktojnë terminin te kryeinfermierja e QKMF-së, Mervete Hasani, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 15:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Studimi: Ngjitja e shkallëve mund të sjellë përfitime të mëdha për zemrën

Next Story

ASK: 17 mijë e 830 profesionistë shëndetësorë të licencuar në Kosovë gjatë vitit 2025

Latest from Blog

Go toTop