19.06.2026
1 min read

Dyshime për cilësinë e një produkti medicinal, bllokohen mbi 1,400 njësi në Spitalin e Mitrovicës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bllokuar 1,432 njësi të produktit medicinal “Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml” në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Sipas SHSKUK-së, masa është ndërmarrë pasi farmacistja përgjegjëse e barnatores së spitalit ka raportuar dyshime se produkti mund të mos përmbushë specifikat e kërkuara.

Pas raportimit, më 17 qershor 2026, Inspektorati Farmaceutik dhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) kanë kryer inspektim në spital, duke verifikuar gjendjen e produktit të dyshuar.

Me vendim të inspektoratit është urdhëruar bllokimi i të gjitha njësive të këtij produkti deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet përgjegjëse.

SHSKUK ka njoftuar se rezultatet përfundimtare do të bëhen publike pas përfundimit të procedurave, ndërsa deri atëherë produkti mbetet jashtë përdorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

5 Shenjat që Nuk Duhet t’i Injoroni: Kur Trupi Po Ju Paralajmëron për Probleme Shëndetësore

Next Story

Asnjë përmirësim në kujtesë apo tru – çfarë zbuloi studimi për omega-3

Latest from Blog

Go toTop