09.09.2026
1 min read

Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në Kosovë, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të fundit të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 6 shtator 2026 në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 158 raste me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar shtatë raste të reja.

Shqetësues mbetet fakti se mbi 95 për qind e personave të prekur nga fruthi nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila ofron mbrojtje kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

IKShPK ka rikujtuar se vaksinimi mbetet masa kryesore për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në komunitet.

Instituti ka intensifikuar gjithashtu vaksinimin e vonuar, të njohur si “catch-up”, për fëmijët që për arsye të ndryshme nuk e kanë marrë vaksinën në kohën e paraparë.

Gjatë këtij viti, mbi 2,700 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç janë vaksinuar përmes këtij programi.

Rritja e rasteve gjatë vitit 2026 është e dukshme. Deri më 24 gusht ishin regjistruar 147 raste, numër që sipas IKShPK-së ishte më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë gjithë vitit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Studimet ngrenë alarmin: Konsumi i pamjaftueshëm i pemëve dhe perimeve dhe obeziteti, problem serioz në Kosovë

Next Story

Mbi 3,700 raste të reja me tumore në Kosovë brenda një viti, më së shumti preken organet e tretjes

Latest from Blog

Go toTop