08.09.2026
1 min read

ASK: 17 mijë e 830 profesionistë shëndetësorë të licencuar në Kosovë gjatë vitit 2025

Në Kosovë, gjatë vitit 2025, ishin të licencuar gjithsej 17 mijë e 830 profesionistë shëndetësorë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Nga numri i përgjithshëm, 10 mijë e 531 ishin burra dhe 7 mijë e 299 gra. Kjo nënkupton se numri i profesionistëve shëndetësorë burra ishte për 3 mijë e 232 më i lartë se ai i grave.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se numrin më të madh të profesionistëve të licencuar e kishte Oda e Mjekëve, me gjithsej 6 mijë e 491 persona. Prej tyre, 3 mijë e 731 ishin burra dhe 2 mijë e 760 gra.

Në Odën e Infermierëve figuronin 5 mijë e 402 profesionistë të licencuar, prej të cilëve 3 mijë e 864 burra dhe 1 mijë e 538 gra.

Sa u përket stomatologëve, gjatë vitit 2025 ishin të licencuar 2 mijë e 725 profesionistë: 1 mijë e 510 burra dhe 1 mijë e 215 gra.

Në mesin e fizioterapistëve numëroheshin 1 mijë e 398 profesionistë të licencuar, prej të cilëve 853 burra dhe 545 gra.

Raporti gjinor ndryshon te farmacistët, ku gratë përbëjnë shumicën. Nga gjithsej 1 mijë e 814 farmacistë të licencuar, 1 mijë e 241 ishin gra dhe 573 burra.

Në total, të dhënat tregojnë se burrat përbënin shumicën e profesionistëve të licencuar në mjekësi, infermieri, stomatologji dhe fizioterapi, ndërsa te farmacia dominonin gratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Mjeku shqiptar nga Gjermania rikthehet për vizita në QKMF-në e Shtimes

Next Story

Studimet ngrenë alarmin: Konsumi i pamjaftueshëm i pemëve dhe perimeve dhe obeziteti, problem serioz në Kosovë

Latest from Blog

Go toTop