20.08.2026
1 min read

Shkoi për ndihmë mjekësore, gruaja shtatzënë lind me sukses në Spitalin e Traumës

Një grua shtatzënë, e cila ishte paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ka sjellë në jetë me sukses foshnjën e saj në këtë institucion.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gruaja ishte drejtuar në SUT pasi ishte struktura spitalore më e afërt në atë moment.

Pas paraqitjes së saj, stafi mjekësor i Spitalit të Traumës ka kontaktuar dhe është koordinuar me ekipin e Maternitetit “Koço Gliozheni”. Ndërkohë, gruas i është ofruar menjëherë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe janë bërë përgatitjet për procesin e lindjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit ndërmjet ekipeve mjekësore, lindja ka përfunduar me sukses. Sipas njoftimit, si nëna ashtu edhe i porsalinduri janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndonëse Spitali Universitar i Traumës është i specializuar kryesisht për trajtimin e pacientëve me trauma, rasti tregon rëndësinë e reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit mes institucioneve shëndetësore në situata urgjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Hap i madh kundër kancerit: Vaksina mRNA synon të parandalojë rikthimin e melanomës

Next Story

“Gripi i verës” – pse mund të sëmuremi edhe kur jashtë është vapë?

Latest from Blog

Go toTop