04.07.2026
1 min read

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ulë rrezikun e dhimbjeve kronike të shpinës

Një studim i ri ka zbuluar se ecja e rregullt mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar rikthimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës, një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në botë.

Hulumtimi përfshiu mbi 700 persona që kishin kaluar episode të dhimbjeve të mesit. Pjesëmarrësit që ecnin rregullisht, të kombinuar me këshilla nga fizioterapistët, qëndruan pa rikthim të dhimbjeve mesatarisht 208 ditë, krahasuar me 112 ditë te grupi që nuk ndoqi programin e ecjes.  

Sipas studiuesve, ecja ndihmon në forcimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore, përmirëson lëvizshmërinë, qarkullimin e gjakut dhe ul inflamacionin, duke reduktuar kështu mundësinë e rikthimit të dhimbjeve.

Ekspertët theksojnë se ecja është një aktivitet me kosto të ulët, i sigurt për shumicën e njerëzve dhe mund të përshtatet lehtësisht në rutinën e përditshme. Megjithatë, personat me dhimbje të forta ose të vazhdueshme duhet të konsultohen me mjekun përpara se të nisin një program ushtrimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Studimi: Kafeja mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve dhe të ulë nivelin e stresit

Next Story

Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund të ketë pasoja serioze për shëndetin

Latest from Blog

Go toTop