13.06.2026
1 min read

Mjekët profesionistë që po e bëjnë Kosovën krenar me punën, përkushtimin dhe kujdesin e tyre ndaj pacientëve!

Dr. Shukri Salihi, specialist i Otorinolaringologjisë (ORL), është një nga profesionistët e shquar në fushën e mjekësisë, me përvojë të gjatë në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar me sukses qindra operacione ORL në Spitalin e Ferizajt, dhe spitale tjere, duke ndihmuar shumë pacientë në rikthimin e dëgjimit, përmirësimin e frymëmarrjes dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të hundës, veshit dhe fytit.

Dr. Salihi gjithashtu kryen ndërhyrje funksionale dhe estetike të hundës (rinoplastikë), duke kombinuar aspektin shëndetësor me atë estetik për të arritur rezultate sa më të mira dhe natyrale për pacientët.

Profesionalizmi, përvoja, përkushtimi dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj pacientëve e kanë bërë Dr. Shukri Salihin një nga specialistët më të vlerësuar në fushën e Otorinolaringologjisë në rajon.

Fushat e trajtimit:

Problemet e fytit, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të tonsillave (bajameve) dhe adenoidit (bajamja e tretë), trajtimi i infeksioneve dhe patologjive të ndryshme të fytit.

Problemet e hundës, trajtimi kirurgjikal i devijimit të septumit nazal (perdës së hundës), i cili shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kokëdhimbje, tinoplastika funksionale dhe estetike e hundës, trajtimi i hipertrofisë së konkave nazale dhe rinitit alergjik, që pengojnë frymëmarrjen normale me hundë.

Problemet e veshit, diagnostikimi dhe trajtimi i infeksioneve të veshit të jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm, ndërhyrje kirurgjikale për përmirësimin e dëgjimit dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të veshit, korrigjimi i deformimeve të laprës së veshit.

Kirurgjia e kokës dhe qafës, Diagnostikimi dhe trajtimi kirurgjikal i tumoreve dhe formacioneve të ndryshme në fytyrë dhe qafë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Për 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi të mëdha në komunikim

Next Story

Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat që mund të tregojnë dëmtim të sistemit nervor autonom

Latest from Blog

Go toTop